Aferat e shumta, Musliu propozon që logo e VV-së të bëhen dy kokrra të qershisë - NACIONALE

Aferat e shumta, Musliu propozon që logo e VV-së të bëhen dy kokrra të qershisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar aferat e fundit të Qeverisë Kurti.

Ajo ka ironizuar me këto skandale, duke propozuar që logo e VV-së të bëhet dy kokrra të qershisë.

“Mirëmengjesi o njerëz të mirë! Duke parë skandalet dhe mashtrimet e njëpasnjëshme të Qeverisë a pajtoheni edhe ju qe kjo do ishte logo ideale per VV-në?! #Rrenc #ZHYLL #mashtrues”, ka shkruar Musliu në profilin e saj në “Facebook”.

Deputetja e VV-së vazhdimisht e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosmbajtje të premtimeve, duke thënë se deri me tani i ka ngrenë të gjitha qershitë.

Lajme të ngjashme