Afati për targat drejt fundit, Kurti takohet me përfaqësuesit e QUINT-it - NACIONALE

Afati për targat drejt fundit, Kurti takohet me përfaqësuesit e QUINT-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur sot një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.

Ata para pak minutash janë parë teksa dalin nga ndërtesa e qeverisë, mëson gazeta Nacionale.

Ky takim vjen 3 ditë para se të mbyllet afati për konvertimin e targave nga ilegale në ato RKS.

Kujtojmë se Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar edhe 10 muaj afat shtesë nga Qeveria e Kosovës për serbët.

Kryeministri Kurti ka parlajmëruar se për këtë temë, do të flas në mbledhjen e qeverisë që nis në orën 16:00.

Lajme të ngjashme