Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës e tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit - NACIONALE

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës e tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po thyen rekorde përsëri. Për herë të parë në histori, ky aeroport ka tejkaluar numrin e pasagjerëve të aeroportit të Beogradit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës gjatë muajit janar ka pasur 652 mijë e 270 pasagjerë, ndërsa ai i Beogradit 568 mijë e 572.

Po ashtu, Aeroporti i Tiranës e nisi me 2.9 milionë pasagjerë në vitin 2018, por ky numër arriti në plot 7.2 milionë gjatë vitit 2023.

Kjo shifër pasagjerësh është 51.2% më shumë sesa ajo e muajit janar të vitit 2023, kur u numëruan 413,569 pasagjerë.

Investimet e mëdha e Kastrati Group në aeroportin “Nënë Tereza”, kanë ndikuar që të pritet një numër më i madh linjash ajrore, të lidhen kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej atyre vendeve. Duke parë tendencën për rritje si edhe duke patur parasysh destinacionet e reja që janë planifikuar të shtohen, drejtuesit e aeroportit kanë parashikuar një shifër prej 9 milion pasagjerësh deri në fund të vitit 2024.

“Shifrat e pasagjerëve në Tirana International Airport kanë qënë një surprizë për të gjithë dhe jashtë çdo parashikimi, por kjo ka ndodhur falë inisiativave strategjike nga ana e Kastrati Group për të rritur besueshmërinë me partnerët ndërkombëtarë, për të sjellë avionë me kapacitet të lartë fluturimi në Tiranë. Synimi jonë është vetëm rritja dhe kjo do përforcohet edhe më shumë kur të nisim linjat direkte me kontinentin e Amerikës.

Ne tashmë kemi nisur fazën e tretë të zgjerimit të terminalit përmes të cilit do të trefishojmë sipërfaqen e terminalit si edhe do zgjasim pistën që të mund të operojnë edhe avionët trans-oqeanik. Në muajin qershor të vitit 2023 përfunduam fazën e dytë të zgjerimit dhe shumë shpejt vijuam me fazën e tretë ku do shtohen pothuajse 50,000m2 terminal dhe aeroport. Kemi tërhequr vëmendjen e shumë linjave ajrore, tani të gjithë duan të vijnë këtu. Ky interes i linjave ajrore që të nisin operimin në Shqipëri, bën të mundur rritjen e fluksit të pasagjerëve në aeroport” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional ne TIA.

Lajme të ngjashme