Aeroplani ushtarak amerikan KC-135 rrëzohet në Irak - NACIONALE

Aeroplani ushtarak amerikan KC-135 rrëzohet në Irak

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Përpjekjet për shpëtim janë duke u zhvilluar, pasi një aeroplan ushtarak amerikan për rimbushje të aeroplanëve të tjerë me karburant u rrëzua në Irak, tha të enjten Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Aeroplani i tipit KC-135 ishte pjesë e një operacioni kundër Iranit, por rrëzimi i tij nuk ishte rezultat i zjarrit nga armiku apo zjarrit të paqëllimshëm nga forcat amerikane apo aleate, tha ushtria, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Komanda Qendrore, e cila i mbikëqyr operacionet në Lindjen e Mesme, tha në një deklaratë se dy aeroplanë ishin të përfshirë në incident. Njëri nga ta aterroi në mënyrë të sigurt, ndërsa tjetri u rrëzua në pjesën perëndimore të Irakut.

Një zyrtar amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se aeroplani tjetër i përfshirë gjithashtu ishte i tipit KC-135.

Lajme të ngjashme