Aeroplani i nënpresidentit të Malavit gjendet pa ndonjë të mbijetuar - NACIONALE

Aeroplani i nënpresidentit të Malavit gjendet pa ndonjë të mbijetuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbetjet e një aeroplani në të cilin ndodhej nënpresidenti i Malavit, Saulos Chilima, është gjetur, por pa të mbijetuar, tha presidenti i shtetit afrikan, Lazarus Chakwera.

Chilima dhe nëntë të tjerë po udhëtonin brenda vendit të hënën, kur aeroplani i tyre u zhduk nga radarët, raporton televizioni BBC.

Aeroplani ushtarak po fluturonte gjatë motit të lig.

Ushtarët ishin duke kërkuar në Malin Chikangawa gjatë natës e deri në mëngjes në përpjekje për ta gjetur aeroplanin.

Në një konferencë për gazetarë të martën, presidenti Chakwera tha se komandanti i forcave ushtarake e njoftoi se operacioni i kërkim-shpëtimit kishte përfunduar dhe aeroplani ishte gjetur.

Chakwera tha se ai ishte “thellësisht i pikëlluar dhe ndiente keqardhje” për t’i njoftuar banorët e vendit për këtë tragjedi të tmerrshme.

Ai tha se ekipi i shpëtimit e gjeti aeroplanin tërësisht të shkatërruar.

Lajme të ngjashme