Adriatik Kelmendi largohet nga pozita e drejtorit të Klan Kosova
Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi ka bërë të ditur se është tërhequr nga pozita e tij si drejtor i teleivizonit Klan Kosova, për të vazhduar si anëtar i Bordit të korporatës.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se këto tri vite ka punuar me intensitet të lartë, derisa shtoi se ka arritur suksese në drejtimin e televizionit.
“Tash, kur bëhen bilancet e kētilla, s’kam se si të mos ndjehem i përmbushur që për këto tri vjet e tre muaj kam qenë në krye të ekipeve me të cilat bashkërisht rendisim kaq shumë suksese. Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe, kur mund të tërhiqesh në kohën medial të cilin e ke udhëhequr ndodhet në zenit.” – ka shkruar tutje ai.
Tutje, ai ka thënë se tani do të bëhet anëtar i Boridt të korporatës, si dhe do të vijojë realizimin e emisionit që drejtohet nga ai, “Rubikon”.
“Nga sot unë do të marr përgjegjësi të reja si anëtar i Bordit të korporatës, si dhe t’i kthehem me përkushtim të plotë punës që e bëj me qejfin më të madh në botë - para publikut dhe kamerave në Rubikon (i cili në shtator hyn në sezonin e 20) dhe përballë kompjuterit duke renditur gërma në ekran të bardhë!” – ka shkruar Kelmendi.