Adriatik Kelmendi krahason 'vuajtjet' e tij nga regjimi i Vuçiqit me ato të Rada Trajkoviqit - NACIONALE

Adriatik Kelmendi krahason 'vuajtjet' e tij nga regjimi i Vuçiqit me ato të Rada Trajkoviqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë një varg postimesh mjaft të çuditshme në Facebook duke krahasuar tmerrin që po përjeton Rada Trajkoviq me një rast që i kishte ndodhur atij. Çka tha gazetari i njohur?

Fillimisht, ai ka thënë që mund të lidhet shumë mirë me ato që po i ndodhin Rada Trajkoviqit. Kelmendi u shpreh që “e njëjta më ndodhte edhe me mua në baza të rregullta.”

Drejtuesi i Klan Kosovës pretendoi që i ndodhte të ndalej e të ngacmohej “sa herë që futej apo sa herë që dilte nga Serbia, derisa kishte heshtje të plotë nga kolegët gazetarë në Beograd.”

Pasi sulmoi gazetarët, ai më pas sulmon Vuçiqin duke thënë që “s’mund t’i fajësonte”.

“Serbia e Vuçiqit është më keq se sa e Millosheviqit sa i përket lirisë së mediave.” – vazhdoi ai.

Por, a mund të krahasohet Trajkoviqi me Kelmendin?

E zorshme të thuhet. Ajo së fundi njoftoi që vajza e saj ishte ndaluar sërish në Aeroportin e Beogradit përkundër që mbante pasaportë britanike.

Politikanja serbe është përballur me fushatë të vazhdueshme linçuese, që besohet se është e orkestruar nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit. Madje, asaj i doli në mbrojtje edhe ish presidenti Boris Tadiq ditë më parë, dhe që kishte shprehur frikën se ajo mund të kishte fat të ngjashëm me politikanin e vrarë Oliver Ivanoviq.

Jo më larg se më 23 dhjetor, dy ditë më parë, Trajkoviq kishte treguar madje edhe pasojat trupore që kishte pasur pasi ishte ndalur nga policia serbe herën e fundit.

Më poshtë keni statuset e z. Kelmendi:

Lajme të ngjashme