Admirali Munsch: Rusia vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri - NACIONALE

Admirali Munsch: Rusia vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në bazën e Napolit, admirali amerikan, Stuart B. Munsch, theksoi rolin destablizues të Rusisë në rajon teksa shtoi se vendet po bashkërendojnë veprimet e tyre për t’iu kundërvënë veprimeve të Kremlinit.

“Historikisht, Rusia synon të krijojë paqëndrueshmëri në vendet përreth, duke menduar se kështu është më e sigurtë. Kryesisht ajo vë në shënjestër vendet e vogla për të krijuar paqëndrueshmëri, pasi ato kanë më pak burime për t’iu kundërvënë aktiviteteve ruse. Aktivitetet ruse janë mjaft të përhapura në sferën kibernetike, por edhe në atë fizike. Kështu që vendet po punojnë së bashku për t’iu kundërvënë asaj që po bëjnë rusët. Kryesisht veprimet e tyre manifestohen në keqinformime, që i përhapin për të shfrytëzuar çdo dallim që ekziston, në përpjekje për të krijuar përshtypjen se dallimet janë shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme