Administrata e Trumpit flet me Departamentin e Drejtësisë për rihapjen e Alcatraz-it
Administrata e Presidentit Donald Trump ka filluar bisedimet me Departamentin e Drejtësisë për hapat e ardhshëm drejt rihapjes së burgut famëkeq Alcatraz, sipas CNN.
“Sot, po i jap udhëzim Byrosë së Burgjeve, së bashku me Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që të rihapin një ALCATRAZ të zgjeruar dhe të rindërtuar në mënyrë të konsiderueshme, për të strehuar shkelësit më të pamëshirshëm dhe më të dhunshëm të Amerikës,” shkroi presidenti në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje.