VLEN kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit: Kërkove referendum e humbe, bëhu burrë e jep dorëheqje - NACIONALE

VLEN kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit: Kërkove referendum e humbe, bëhu burrë e jep dorëheqje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Koalicioni VLEN ka kërkuar që Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së dhe udhëheqës i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), të dorëhiqet pas rezultateve të zgjedhjeve lokale të së dielës në Maqedoninë e Veriut, ku VLEN shpalli fitore në shumicën e komunave shqiptare.

Në një konferencë për media, deputeti i VLEN-it Adnan Azizi tha se qytetarët shqiptarë u përgjigjën thirrjes për “referendum” politik dhe votuan masivish.

“AKI kërkoi që shqiptarët të dalin në referendum dhe ne iu përgjigjëm të gjithë atyre dhe dolëm në referendum, andaj të gjithë shqiptarët votuan pa hezitim, mbështeten VLEN-in, ia dhanë përgjigjen Ali Ahmetit dhe i bëj ftesë nga këtu: të bëhet burrë dhe të jap dorëheqje, pasi që referendumin e bën shqiptarët dhe VLEN-i ka fituar në të gjitha komunat shqiptare”, tha deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në një konferencë për media.

Lajme të ngjashme