Adem Salihaj jep dorëheqje nga LDK-ja - NACIONALE

Adem Salihaj jep dorëheqje nga LDK-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Adem Salihaj ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashur veprimtarë, sot kemi ardhur në një moment kur unë dua ta përfundoj periudhën e angazhimit partiak dhe të marrin përgjegjësi gjeneratat e reja, ta vazhdojnë punën dhe aktivitetin në LDK. Shpresoj se do të gjenden njerëz që do ta vazhdojnë vizionin rugovian dhe frymën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, tri shtyllat kryesore dhe tri vlerat më të mëdha të partisë sonë, të vendosura nga Presidenti Rugova. Unë dëshiroj që, tash e tutje, t’i përkushtohem familjes dhe shkrimeve”, thuhet në shkrimin e gjatë të tij që e ka bërë publik.

Ai ka thënë se 18 vjet ka qenë në krye të LDK-së dega në Ferizaj.

Postimi:

Lajme të ngjashme