Gërvalla s’e ndal absurditetin, përdor “parashikimin për 2025” si argument për “rritje ekonomike të jashtëzakonshme”
Ish-ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkuar edhe më tej në përpjekjen për ta mbrojtur deklaratën e saj se gjatë qeverisë Kurti 2 Kosova ka pasur “rritje të jashtëzakonshme ekonomike”.
E pyetur për dëshmi konkrete, Gërvalla u mbështet jo në shifra reale, por në parashikime.
“Rritja reale e Produktit Bruto Vendor ka qenë 5.6 për qind për vitin 2025 – është parashikimi”, tha ajo, duke e paraqitur një projeksion të ardhshëm sikur të ishte rezultat i arritur.
Përveçse vetëm një projeksion, Banka Botërore se fundit ka ulur parashikimin e rritjeve ekonomike të Kosovë për vitet 2025 dhe 2026.
Sipas raportit "Perspektivat Ekonomike Globale", rritja globale për vitin 2025 parashikohet të bjerë me 0.4 pikë përqindjeje, duke arritur në vetëm 2.3 për qind.
Në kuadër të trendit global, as Kosova nuk bën përjashtim. Rritja ekonomike për vitin 2024 parashikohet të arrijë në 4.4 për qind.
Ndërsa për vitet 2025, 2026 dhe 2027, rritja vlerësohet të jetë 3.8 për qind për secilin vit. Krahasuar me parashikimet e muajit janar, rritja për vitin 2025 është ulur me 0.1 pikë përqindje, ndërsa për vitin 2026 është ulur me 0.2 pikë përqindjeje.