Abstenoi për Byronë: Kica-Xhelili thotë se pati ‘diskutime private’ me presidenten Osmani - NACIONALE

Abstenoi për Byronë: Kica-Xhelili thotë se pati ‘diskutime private’ me presidenten Osmani

2 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se reformat në drejtësi, ishin një prej arsyeve kryesore që e shtynë të largohet nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se ka pasur pakënaqësi në lidhje me Projektligjin për Byronë, ku edhe kishte abstenuar kur u votua në Kuvend.

Pas kësaj, ajo tha se e ka mbajtur një takim me presidenten Osmani, e cila njëherit e kishte ftuar që të bëhet pjesë e ‘Guxo’.

Kica-Xhelili në Rubikon ka deklaruar se nuk mund të t’i tregojë diskutimet që i pati me presidenten, pasi që janë private.

“Me presidenten nuk jam takuar para se të votoj për Byron, jam takuar vetëm pas abstenimit. Janë diskutime private, më e pakta që mund të bëj është t’i mbaj të tilla. Aty ndër të tjera kemi pasur edhe diskutim për Byron. I kam argumentuar pse kam abstenuar. Është diskutim privat që nuk mund të shpërfaq sonte”, ka thënë deputetja tashmë e LDK-së.

Lajme të ngjashme