Abrashi: Skandalet në diplomaci janë shndërruar në normë
Njohësi i politikës së jashtme, Emir Abrashi, ka drejtuar kritika të ashpëra ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe disa misioneve diplomatike të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se komunikimi publik i MPJD-së dhe misioneve diplomatike është me gabime të shumta.
Në një shkrim të tij për “Spunker”, ai ka bërë me dije se të njëjtat gabime po përcillen edhe në misione diplomatike.
Në shkrimin e tij të gjatë ai ka përmedur disa skandale të misioneve diplomatike.
Sipas tij, shpërndarja e materjale partiake nga ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe është gabim që nuk duhet të përseritet.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Poloni.
“Të gjitha këto lëshime janë shndërruar në normë në diplomacinë kosovare. Kjo vjen për shkak se, që nga kabineti i ministres e tutje, nuk kanë përvojë profesionale në diplomaci dhe nuk janë persona adekuatë për të shërbyer në këto misione. Prandaj, ky dikaster me urgjencë duhet të fillojë një seri trajnimesh për këtë fushë, në mënyrë që ky avaz të mos vazhdojë më”, ka shkruar Abrashi.