Abrashi shkruan për cinikët e moralistët, duket se e kritikon emisionin “Debat Plus” - NACIONALE

Abrashi shkruan për cinikët e moralistët, duket se e kritikon emisionin “Debat Plus”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin duket se ka komentuar emisionin e kaluar në “Debat Plus”, ku i ftuar ishte Armend Muja, deputet i VV-së, i cili u përball me debakël kundrejt Visar Ymerit, analist i përhershëm në këtë emision.

Abrashi ka shkruar në atë formë, që ka lënë të nënkuptohet se po e kritikon pyetjen e moderatorit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, i cili e pyeti Mujën se pse 100 euro janë ndarë në formë universal për të gjithë.

Abrashi ka shkruar se të njëjtin persona shesin cinizëm dhe moral në lidhje me 100 euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për pensionistët dhe fëmijët.

“Të njëjtit persona

Kur shesin cinizëm: Këto janë vitra.

Kur shesin moral: Pse biri/bija ime merr 100 euro njëjtë si bija e dikujt që ka pagën shumë të vogël se timen.” – shkroi ai.

Ndryshe, emisioni i djeshëm ishte një nga momentet e rralla ku anëtarë të VV-së, përfshirë deputetë e ministra, kanë pranuar të dalin në debat kundër Ymerit, që dikur ishte kryetar i VV-së.

Sjellim ndërmend që ky nuk ishte episodi i parë ku njerëz të VV-së përballen me kritika të ashpra në sy.

Lajme të ngjashme