Abrashi për mundesinë e zgjedhjeve të reja: Opozita nuk e ka përnime
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi në emisionin “60 minuta” në KTV, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Abrashi ka thënë se opozita nuk e ka përnime, për shkuarjen në zgjedhje. Ai ka përmendur matjetet e opinionit publik, duke theksuar se Qeveri qëndron mirë me mbështetje të qytetarëve. Për këtë arsye ai ka shtuar se për VV-në, nuk ka rëndësi nëse shkohet në zgjedhje të reja.
“Për VV-në nuk ka rëndësi. Nëse krijohet situatë për të shkuar në zgjedhje, jemi të gatshëm – por duke marrë parasysh se në fillim të vitit patëm lajme shumë të mira, kur ia shtojmë faktin edhe matjen e opinionit publik në dhjetor që tregoi se si qëndron puna, ku Qeveria aktuale doli me një përkrahje të paprecedentë. Sipas matjeve, patëm ngritje të besimit të qytetarëve mbi 49% e ku nuk përfshihej vota e mërgatës. Me ndryshimet e ligjit zgjedhor, votat e mërgatës janë shumë të rëndësishme. Kur krejt këto i kemi parasysh, kjo kërkesë e opozitës nuk është pernime. Nuk e kanë pernime, vetëm e thonë kështu”, ka thënë Abrashi.