Abrashi në rolin e analistit, komenton intervistën e ish-drejtorin e RTK-së: Siç duket nga tash jetojmë të lirë
Artan Abrashi, deputet i VV-së, ka komentuar intervistën e Shkumbin Ahmetxhekaj, ish-drejtor i përgjithshëm i RTK-së, i cili shpjegoi për ndikimet e pushtetit në RTK.
Abrashi nuk u mor fare me këto kallëzime publike, por vetëm me një segment krejt periferik.
Në një stil të “spin doktorit”, Abrashi tentoi ta paraqiste intervistën e Ahmetxhekajt si shenjë të demokracisë “nga tash”.
“Eshte hera e pare qe nje drejtor po flet publikisht per “ndikime politike”, pavaresisht ndikimeve te vazhdueshme ndervite ne RTK, tha ish-drejtori. Tha qe jemi te lire, jetojme ne demokraci, nuk kemi pse frikesohemi. Sic duket nga tash jemi te lire e jetojme ne demokraci” – tha ai.