Abrashi i përgjigjet Cholletit dhe Escobarit: Zajednica nuk kalon - NACIONALE

Abrashi i përgjigjet Cholletit dhe Escobarit: Zajednica nuk kalon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një opinioni të publikuar nga dy zyrtarë të lartë amerikanë Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, kanë nisur reagimet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Chollet e Escobar në këtë opinion të publikuar, deklaronin se ka ardhur koha për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, dy zyrtarëve amerikanë i është përgjigjur Artan Abrashi, deputet i Vetëvendosjes

“Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Abrashi.

Më herët ka reaguar edhe deputetja tjetër e VV-së, Tinka Kurti.

Lajme të ngjashme