Abrashi e quajti "BABAdimër", Totaj: Babadimri zakonisht maskohet për me e humb identitetin e vertetë - NACIONALE

Abrashi e quajti "BABAdimër", Totaj: Babadimri zakonisht maskohet për me e humb identitetin e vertetë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, e ka quajtur udhëheqësin e ekzekutivit si Babadimër, pas ndarjes së 100 euro nga Qeveria për fëmijët e pensionistët,

“Gëzuar vitin e ri 2024, e ka leshu dorën BABAdimri”, ka postuar Abrashi.

Kjo ka shkaktuar reagimin e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, duke akuzuar qeverinë e Kurtit se “po maskohen për me e humb identitetin sepse hala nuk po e dimë cili është identiteti i tyre”.

“Ajo çka është interesant që Babadimri zakonisht maskohet për me e humb identitetin e vertetë. Kam përshtypjen që kjo Qeveri e ky kryeministër po maskohen për me e humb identitetin sepse hala nuk po e dimë cili është identiteti i tyre a janë premtimet në fushatë apo mënyra e Qeverisjes tash apo propaganda e tyre në rrjetet sociale”, ka thënë Totaj në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin.

Lajme të ngjashme