Abixhiku prezanton punët e drejtorisë së Arsimit në Prishtinë: LDK për shkollat
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku me anë të një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka treguar për renovimet që po i kryen drejtoria e Arsimit nëpër shkolla në komunën e Prishtinës.
“Po gëlqerosim klasat dhe freskojmë me ngjyra; të gjitha do të pajisen me banka dhe karrige të reja për 1300 nxënës; secila klasë do të ketë tabelë digjitale; do të riorganizojmë koridoret me qëllim që të krijojmë hapësira relaksuese për nxënës; do t’i bashkangjisim një kuzhinë shkollore modulare dhe oborrin e shkollës do ta gjelbërojmë e pajisim me ulëse”
“Të gjitha këto do të realizohen deri më 25 gusht, me qëllim që nxënësit të fillojnë vitin shkollor mbarë” – thuhet në këtë video të publikuar nga Abdixhiku.