Abdullahu kritikon Kurtin: Asociacioni po bëhet normal, e njohja jonormale - NACIONALE

Abdullahu kritikon Kurtin: Asociacioni po bëhet normal, e njohja jonormale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, tha se në veri situata është shumë e keqe, sidomos tani pa prani të institucioneve të Kosovës.

Ai tha se për të njejtën arsye, në anën tjetër, për Serbinë situata është shumë e preferueshme, e sipas tij kjo gjendje po bëhet normale.

‘’Në veri, sidomos tash edhe pa prani të institucioneve të Kosovës, situata është shumë e keqe. Në anën tjetër, mu për këtë arsye për Serbinë në veri të Kosovës situata është shumë e preferueshme. Tashmë kjo gjendje po bëhet normale’’- tha Abdullahu në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’.

Abdullahu tha se dialogu në Bruksel për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, po e forcon ‘status quo-n’ në veri. Sipas tij Asociacioni po bëhet normal, e njohja nga Serbia jonormale

‘’Në Bruksel Qeveria Kurti po dialogon për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Normalizimi po e forcon ‘status quon’ në veri. Sa më shumë forcohet ‘status quo-ja’ në veri aq më shumë asociacioni sforcohet si ofertë normale. Vetëm njohja nga Serbia po mbetet jo normale’’- tha Abdullahu.

Lajme të ngjashme