Abdullahu: Kriminelja në tentativë Paunoviç dhe ata në Hagë - NACIONALE

Abdullahu: Kriminelja në tentativë Paunoviç dhe ata në Hagë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka dënuar gjuhen e ministres serbe, e cila ka thënë se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Nëse ata sot po gjykohen në Hagë e që dje kanë qenë kundër spastrimit etnik të Kosovës, nuk është për tu çuditur hiç pse një kriminele të tentativë si ministresha S. Pahunoviç në Qeverinë e Serbisë deklaron se po të ishte në vend të Millosheviçit do ta spastronte etnikisht Kosovën. Ajo si duket tani është e bindur se pas një spastrimi etnik që do ta bënte ajo në Kosovë, kushdo që do ta kundërshtonte këtë politikë shfarosëse do të përfundonte si ata në Hagë. Prandaj mund të thuhet se për rrjedhojë dënimi i atyre në Hagë e kriminalizon Serbinë, sepse e trimëron ate që të mos heq dorë nga Kosova dhe spastrimi etnik i saj. Sa më larg pendimit për ate çfarë ka bërë Serbia në Kosovë, aq më larg duhet të jetë integrimit i saj në Evropë”, ka shkruat ai.

Lajme të ngjashme