Abdullahu i PDK-së: Dialogu i Kurtit me kriminielin e vdekur
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka shkruar në Facebook se kryeministri, Albin Kurti po dëshiron dialog me kriminelin e vdekur.
Reagimi i tij vjen pasi Kurti foli fjalë të mira për Ivanoviqin në përvjetorin e pestë të vrasjes së tij.
Abdullahu ka thënë kjo është e tmerrshme dhe vardisje ndaj ndërkombëtarëve.
Shkrimi i tij:
Dialogu i Kurtit me kriminielin e vdekur
1) Dialog i Kurtit me kriminelin e vdekur Oliver Ivanoviq është oferta e tij praktike sot të cilën e proklamonte tash sa kohë si dialog me serbët lokal e jo dialog me Serbinë. E tmerrshme.?
2) Lëvdata e Kurtit për Oliverin e vdekur kriminel, është shembulli më monstruoz për serbët e Kosovës i cili atyre ju përçon mesazh – mund të vrisni shqiptarë por prapë nesër mund të bëheni shembull nga vetë shqiptarët për të bashkëpunuar me ata dhe për të qenë pjesë e institucioneve të Kosovës. E paimagjinueshme.
3) Lëvdata e Kurtit për Oliver Ivanoviqin është varianti idiotesk për tiu vardisur ndërkombëtarëve se ja ne kemi ofertë si Qeveri për serbët lokal. Irituese.
4) Kjo qasje arrogante shkon kundër, deri në përçmim, të atyre që e kanë votuar Kurtin dhe këtë pushtet. Ata po e durojnë edhe këtë interpretim i cili po bëhet edhe në emër të tyre. Nënçmuese.
5) Gabimet e një pas njëshme në veri e kanë devalvuar deri në atë dimension konceptin qeverisës Kurti sa që rikthimin në veri po mundohet ta bëjë me kriminelët e vdekur duke i rehabilituar me rrena. Alarmuese.
6) Sipas vlerave të kësaj Qeverie po i bije se së shpejti edhe Aleksandar Jablanovic do të falet për atë që tha për nënat gjakovare dhe të lavdërohet si i preferuar i kësaj Qeverie. Poshtëruese.
