Abdixhiku: Sikurse vjet edhe sivjet, prindërit do të malltretohen për tekstet, popullizmi kushton - NACIONALE

Abdixhiku: Sikurse vjet edhe sivjet, prindërit do të malltretohen për tekstet, popullizmi kushton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me atë se Ministria e Arsimit ka vendosur edhe sivjet që t’i subvencionoj prindërit për tekstet shkollore të fëmijëve të tyre.

Sipas Abdixikut, prindërit do të malltretohen në rradhë të gjata përsëri, sepse sipas tij “Paaftësia kushton, popullimzi kushton”.

E plotë:

Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë. Sivjet, sikurse vjet, Ministria e Arsimit, në i thënshin ashtu, nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Sikurse vjet, edhe sivjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë.

PAAFTËSIA KUSHTON!

POPULLIZMI KUSHTON!

Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrinë ta nisin mbarë!

Të mbeteni të sigurtë se ky është viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë.

Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës.

Ky është zotimi im! 📚

Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave!

Lajme të ngjashme