Abdixhiku në takim me emisarin gjerman: LDK mbetet e përkushtuar për partneritetin mes vendeve - NACIONALE

Abdixhiku në takim me emisarin gjerman: LDK mbetet e përkushtuar për partneritetin mes vendeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka takuar sot kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiun.

Gjatë diskutimit, Abdixhiku shprehu vlerësimin e tij për angazhimin në rritje të qeverisë gjermane për procesin e dialogut dhe temën e liberalizimit të vizave.

I pari i LDK-së tha se partia e tij mbështet bashkëpunimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ku të gjitha shtetet trajtohen në mënyrë të barabartë, gjatë diskutimit për Procesin e Berlinit.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim dreke me të dërguarin special të Qeverisë Federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. Mbështetja e Gjermanisë dhe Qeverisë së Kancelarit Scholz ndaj Kosovës, është jetike në proceset tona përpara. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit tashmë historik mes dy vendeve. Lëvizja e lirë, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare e vet procesi i dialogut, kanë për garancë një relacion të tillë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme