Abdixihiku pjesë e përurimit të Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare në Pejë - NACIONALE

Abdixihiku pjesë e përurimit të Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në faqen e tij zyrtare ka shkruar për vizitën në Pejë në mëngjesin e sotëm, së bashku me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri, ku u bë përurimi i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare 3.

“Kjo qendër, moderne në pamje e përmbajtje, do t’i mbulojë tre lagje të qytetit; ato Karagaq, Kapeshnicë e Zatra. Aty do të ofrohen shërbimet e mjekësisë familjare, të stomatologjisë, gjinekologjisë, vaksinimit sikurse dhe shërbimet laboratorike…Qendra është financuar, projektuar dhe ekzekutuar vetëm nga Komuna e Pejës, pa asnjë ndihmesë nga institucionet tjera”, shkruan Abdixhiku.

Lajme të ngjashme