Abdixhku: Do të flasim për LDK-në, në fund Kuvendi vendos me shumicë votash - NACIONALE

Abdixhku: Do të flasim për LDK-në, në fund Kuvendi vendos me shumicë votash

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media para fillimit të Kuvendit të Punës.

Ai ka thënë se në këtë Kuvend do të ketë debate dhe diskutime për LDK-në.

“I siguroj të gjithë anëtarësinë e LDK-së se nga kjo ditë do të dalim më të unifikuar për të ardhmen që na pret. Edhe një herë, ka debat, ka diskutime, flasim për LDK-në, flasim për të ardhmen e Kosovës në qetësi dhe maturi. Dhe në fund me shumicë votash, me demokraci e përcaktojmë fatin tonë politik” ,ka thënë ai.

Sipas tij, Kuvendi do të vendos për gjithçka.

“Unë do të kem një falim, të cilin do ta dëgjoni, dhe me pas i hapim punimet e Kuvendit dhe kuvendi vendos për të ardhmen politike të LDK-së dhe secilit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme