Abdixhiku viziton Lubizhdën e Malishevës: Lidhja jonë po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar fshatin Lubizhdë të Malishevës, nga ku ka thënë se “lidhja po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë”.
Ai tutje ka shkruar se qytetarët kanë pritur një LDK si kjo që tashmë e kanë, zë veprues në beteja.
E plotë:
Pas Turjakës, u ndalëm në Lubizhdë. Edhe në këtë fshat të Malishevës, na pritën plot qytetarë me plot entuziazëm dhe thirrje të njëjtë për ndryshim.
Ndryshim të madh në vend!
Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje. Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë. Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë!
Ju faleminderit!
Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte!