Darka e fundvitit në Llap, takim festiv kthehet në tubim madhështor - NACIONALE

Darka e fundvitit në Llap, takim festiv kthehet në tubim madhështor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë takimi u nis si një darkë e zakonshme porse, u shndërrua në tubim të madh me ardhjen e pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë.

Postimi i plotë:

Ajo çfarë kishte nisur veç si një darkë e zakonshme fundviti me struktura në Llap, shpejtë u shndërrua në një tubim të madh me ardhjen e pjesëmarrjen e qytetarëve të shumtë nga kjo anë. Llapi nuk di ndryshe më! Kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë! Sa shumë dashuri, sa shumë energji, sa shumë përkushtim për Lidhjen dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë! Sonte, ky emocion ishte krejt i veçantë! Ju faleminderit për këtë mbështetje e këtë kryengritje! Ndryshimi, pa asnjë dyshim, po vjen!

Lajme të ngjashme