Abdixhiku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’mund të jetë opsional për LDK-në - NACIONALE

Abdixhiku: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’mund të jetë opsional për LDK-në

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit jo shumicë serb, duke deklaruar se partia e tij do ta zbatojë pa rezerva këtë vendim.

Abdixhiku tha se për vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të ketë asnjë dilemë, sepse, siç u shpreh ai, pa respektimin e tyre “s’ka shtet, s’ka demokraci”. Ai theksoi se LDK-ja tradicionalisht i ka zbatuar vendimet e Kushtetueses, edhe kur ato kanë prekur drejtpërdrejt funksionet më të larta shtetërore të përfaqësuesve të saj.

‘’LDK nuk heziton t’i implementojë në plotni vendimet e Kushtetueses. I ka implementuar kur ka qenë në pyetje pozicioni politik i veti, kryeministrave, kryetarëve të kuvendit, ministrave, dhe presidentit, e lërë më për pozicione të parëndësishme si nënkryetari i pestë i Kuvendit të Kosovës. Prandaj do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses siç e ka thënë pa asnjë hezitim. As dilemë nuk duhet të jetë që vendimi i Kushtetueses të jetë opsional për neve. Atëherë s’ka më shtet, s’ka më demokraci", deklaroi ai.

Lajme të ngjashme