Abdixhiku uron për Ditën e Mësuesit: Angazhimi i tyre, gurthemel për ndërtimin e shtetit - NACIONALE

Abdixhiku uron për Ditën e Mësuesit: Angazhimi i tyre, gurthemel për ndërtimin e shtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar për Ditën e Mësuesit.

Ai ka thënë se angazhimi i tyre është gurthemel për ndërtimin e shtetit.

Postimi:

URIME DITA E MËSUESIT!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, shpreh mirënjohje dhe falënderime për të gjithë mësuesit e mësueset, të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë në edukimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.

“Të gjithë mësimdhënësve, urime 7 marsi, Dita e Mësuesit!

Në këtë ditë dhe jo vetëm, kujtojmë rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve, në detyrën dhe misionin e tyre fisnik për edukimin dhe arsimimin e brezave.

Dita e Mësuesit na kujton rëndësinë që kanë mësimdhënësit në ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të përparuar dhe të qëndrueshme. Të gjithë ata, me pasion, përkushtim dhe angazhim të palëkundur, kontribuojnë në zhvillimin intelektual dhe moral të brezave të rinj, duke ofruar mundësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Angazhimi i mësuesve dhe mësueseve, është gurthemel në ndërtimin e shtetit tonë dhe arsimimin e brezit që do të udhëheqë vendin në të ardhmen. Prandaj, trajtimi dinjitoz i mësimdhënësve, mbetet prioritet për Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Lajme të ngjashme