Abdixhiku uron Krishtlindjet ortodokse: Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Krishtlindjet ortodokse.
Sipas njoftimit, Abdixhiku ka uruar që ky vit të jetë i mbushur me harmoni e dashur.
“Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës.” – thuhet në urimin e tij.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjes ortodokse.
‘’Të dashur qytetarë të besimit ortodoks,
Gëzuar Krishtlindja ortodokse. Qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri.
Uroj që kjo ditë feste t’i gjejë tavolinat e juaja plotë begati.
Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës.
Gëzuar për shumë mote!’’