Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Le të shpresojmë që lutjet janë pranuar, shëndet e begati - NACIONALE

Abdixhiku uron Fitër Bajramin: Le të shpresojmë që lutjet janë pranuar, shëndet e begati

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë:

“Me fat festa e Bajramit!

Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!

Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”.

Në fund, Abdixhiku është shprehur:

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme”.

Lajme të ngjashme