Abdixhiku takon Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, i kërkon mbështetje për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Gjatë këtij takimi, LDK-ja njoftoi se kreu i kësaj partie diskutoi me Terras “zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, karshi këtyre temave.”
Abdixhiku gjithashtu ka kërkuar që “që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës duhet të bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar. “