Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, diskutojnë zhvillimet paszgjedhore - NACIONALE

Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, diskutojnë zhvillimet paszgjedhore

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin, siç thuhet në komunikatë për media, ka diskutuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Abdixhiku thotë se theksoi rëndësinë e respektimit të proceseve demokratike dhe nevojën që “menjëherë pas certifikimit të rezultateve, të ecet me përgjegjësi drejt formimit të institucioneve funksionale”.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës ndër vite.

Lajme të ngjashme