Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend - NACIONALE

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit në vend

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për situatën politike në vend.

Zyra për informim e LDK-së ka njoftuar se Abdixhiku pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike.

“Kryetari Abdixhiku dhe ambasadori britanik Hargreaves, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike karshi këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku para ambasadorit Jonathan Hargreaves, ritheksoi se pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të mbyllë sa më shpejtë procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve gjithmonë mbi bazën e parimeve demokratike. Në fund të këtij takimi, kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës, në proceset më të rëndësishme të saj”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Lajme të ngjashme