Abdixhiku takohet me strukturat e LDK-së në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe - NACIONALE

Abdixhiku takohet me strukturat e LDK-së në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar strukturat e LDK-së në qytetin e Podujevës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se nuk dyshon që “Llapi do t’i prijë ringritjes të madhe të LDK-së”.

“Një takim pune – në Selinë Qendrore – me strukturat e degës sonë në Podujevë. Momentumi i mirë politik për LDK-në, po shoqërohet me entuziazëm të brendshëm dhe me mobilizim të strukturave partiake. S’kam asnjë dyshim që Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, të hënën.

Lajme të ngjashme