Abdixhiku takohet me deputetin e Bundestagut: E njoftova me vizionin tim për Kosovë të fortë ekonomikisht - NACIONALE

Abdixhiku takohet me deputetin e Bundestagut: E njoftova me vizionin tim për Kosovë të fortë ekonomikisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka takuar deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Abdixhiku shkroi në Facebook se e njoftoi deputetin me vizionin e tij për një Kosovë të fortë ekonomikisht si dhe me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.

E plotë:

Sot, në Prishtinë, pata një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta.

E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik

Lajme të ngjashme