Abdixhiku takohet me ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar: E njoftova me programin politik “Rruga e re”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar Jonathan Hargreaves.
Abdixhiku ka shkruar se marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës e Mbretërisë së Bashkuar janë garant për të ardhmën e Republikës dhe popullit të Kosovës.
Gjithashu Kryetari i LDK-së, ka shkruar se e ka njoftuar ambasadorin me programin politik “Rruga e re”.
E plotë:
Në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, shkëlqesinë e tij Jonathan Hargreaves.
Ambasadorin Hargreaves e falëmderova për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar - në veçanti në fushën e sigurisë, gjatë viteve e dekadave të shkuara. Raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve tona janë garanci për të ardhmen e Republikës dhe popullit tonë. Ambasadorin e njoftova po ashtu mbi programin politik ‘Rruga e Re’, projektet kryesore zhvillimore; si dhe misionin tonë euroatlantik si fundament i orientimit tonë ideologjik.
Ambasadorit Hargreaves i urova shëndet dhe qëndrim me plot suksese në Republikën e Kosovës. I sigurova partneritet të plotë brenda Lidhjes Demoktatike të Kosovës në këtë rrugëtim të rij të tij.
Punë të mbarë ambasador.