Abdixhiku takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë - NACIONALE

Abdixhiku takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Kryetari Abdixhiku njoftoi ambasadoren Ziv për përgatitjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Zgjedhjet Nacionale 2025, programin politik “Rruga e Re” si dhe “Turneun e Ndryshimit”, i cili ka marr një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët gjithandej Kosovës.

Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha specifike të cilat kanë për qëllim zhvillimin e Kosovës.

Lajme të ngjashme