Abdixhiku takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë - NACIONALE

Abdixhiku takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë takim është diskutuar për ngjarjet në vend dhe qëndrimin e LDK-së për këto ngjarje.

Ai e ka falënderuar ambasadoren për heqjen e vizave për kosovarët.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Ziv diskutuan për ngjarjet politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së rreth këtyre ngjarjeve.

Kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadoren Ziv që shteti i Izraelit ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës si dhe vlerësoi që thellimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve sidomos për zhvillim ekonomik është i domosdoshëm.

Lajme të ngjashme