Abdixhiku shkruan për zgjedhjet në LDK: Proces demokratik e unifikues
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Dega e II e partisë së tij në kryqytet ka mbajtur Kuvendin X Zgjedhor.
Tutje, njofton se Florian Dushi u zgjodh kryetar dege për mandat katër vjeçar.
“Sonte, Dega e II-të në Kryeqytet, mbajti Kuvendin X Zgjedhor. Florian Dushi u zgjodh kryetar dege për mandat katër vjeçar. Pas riorganizimit gjeografik, me plot 10 nëndegë shtesë në lagje që nuk kishim fare përfaqësim; me mbi 1 mijë pjesëmarrës vetëm në këtë degë, LDK e ‘Qytetit të Vjetër’ po vjen me ekipe të reja, të mobilizuara e përplot plane shpresëdhënëse përpara. Proces demokratik, unifikues e freskues”, ka shkruar Abdixhiku.
