Abdixhiku shkon për ngushëllime te familja e Liridonës: Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve - NACIONALE

Abdixhiku shkon për ngushëllime te familja e Liridonës: Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkuar te familja e së ndjerës Liridona Ademaj, e cila dyshohet se u vra nga një skemë që ishte përgatitur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Duke i shprehur ngushëllime familjes të së ndierës, i pari i LDK-së ka thënë se ky rast ka tronditur Kosovën.

Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve. Në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve e shoqërisë”, është shprehur Abdixhiku, sipas njoftimit për media të LDK-së.

Për vrasinë e Liridonës deri me tani janë të dyshuar ish-burri i saj, Naim Murseli, Granti Plava dhe Kushrim Kokalla.

Të dielën, të treve, gjykata ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim.

Lajme të ngjashme