Abdixhiku: Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një - NACIONALE

Abdixhiku: Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Pejë, ka thënë se “prijësi kthehet në Pejë”.

Abdixhiku ka thënë se me këtë nderuan epokën e ndritshme të përpjekjes për liri, pavarësi e demokraci, gjithashtu nderuan edhe vet Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një!

Ai tutje ka falënderuar kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin si edhe Gëzim Muriqin për punën e palodhshme.

Postimi i plotë:

Prijësi kthehet në Pejë!

Para qindra e mijëra qytetarëve të Dukagjinit - në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës - zbuluam shtatoren e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Me këtë nderuam jo vetëm epokën e ndritshme të përpjekjes sonë për liri, pavarësi e demokraci, por nderuam vet Republikën e Kosovës, sepse Republika e Kosovës dhe emri i Ibrahim Rugovës janë një!

Faleminderit Gazmend Muhaxheri për kurorëzimin e kësaj nisme. Faleminderit mjeshtër Gëzim Muriqi për punën e palodhshme; të lumshin duart!

Pejë - dhe jo vetëm - ta gëzoni si kujtim të përjetshëm! Identifikimi me Ibrahim Rugovën, arkitektin e shtetësisë është vlerë. Pjesëmarrja e juaj masive, në këtë ditë e datë të shenjtë ishte vlerë!

Liri, pavarësi, demokraci - gjithëherë!

Lajme të ngjashme