Abdixhiku refuzon ftesën e Albulena Haxhiut: Ajo është veç deputete
Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka refuzuar ftesën e deputetes së zgjedhur të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiut, për takim me liderët e partive politike.
Abdixhiku i ka thënë televizionit Dukagjini, se ajo është “vetëm deputete.”
“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive, në këtë rast takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. Në pikëpamjet tona, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit dhe, në këtë rrjedhë, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka thënë Abdixhiku.