Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, diskutohet domosdoshmërinë e funksionalizimit të institucioneve - NACIONALE

Abdixhiku pret në takim ambasadorin gjerman, diskutohet domosdoshmërinë e funksionalizimit të institucioneve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në fokus të diskutimit ishin zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks kriza institucionale si pasojë e moskonstituuimit të Kuvendit.

Abdixhiku citohet të ketë theksuar nevojën për respektimin e Kushtetutës dhe rendit demokratik, duke kritikuar sjelljen e partisë së parë për, siç u shpreh, mungesë vullneti politik dhe papërgjegjësi që po e mban peng funksionalizimin e institucioneve.

“Kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst ai foli për papërgjegjshmërinë e partisë së parë dhe mungesën e vullnetit politik, në mbajtjen peng të funksionalizimit të institucioneve të vendit. Kjo sjellje jo vetëm që dëmton besimin qytetar, por edhe cenon parimet themelore të demokracisë dhe respektimit të rendit kushtetues.

Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania ka dhënë dhe vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha fazat e zhvillimit dhe konsolidimit demokratik të saj.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme