Abdixhiku: Politika e sotme e Albin Kurtit është po aq e dëmshme sa gabimet fatale të së kaluarës - NACIONALE

Abdixhiku: Politika e sotme e Albin Kurtit është po aq e dëmshme sa gabimet fatale të së kaluarës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një intervistë për emisionin "Click" në RTV21, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e tij për "dëmet që po ua shkaktojnë vendit."

Abdixhiku nuk ka kursyer kritikat dhe ka përmendur disa ngjarje specifike që sipas tij kanë ndodhur si rezultat i gabimeve të politikës së Kurtit. Ai ka theksuar se veprimet e tanishme të qeverisë janë po aq të dëmshme sa gabimet fatale të së kaluarës.

“Politika e sotme e Albin Kurtit është po aq e dëmshme sa gabimet fatale të së kaluarës”, tha Abdixhiku.

“Ka trazuar veriun, si pasojë e gabimeve të Kurtit janë rrahur shumë gazetarë, janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, aleatët i kanë vendosur sanksione Kosovës dhe gjithçka përsëri do kthehet në pikën zero. Do të organizohen zgjedhjet në veri dhe në komuna do të kthehen sërish kryetarët serbë”, tha ai.

Lajme të ngjashme