Abdixhiku: Përparim Rama edhe katër vite në krye të Prishtinës - NACIONALE

Abdixhiku: Përparim Rama edhe katër vite në krye të Prishtinës

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mbështetje të plotë për kandidaturën e Përparim Ramës për një mandat të dytë në krye të Prishtinës. Nga një takim të mbajtur në Qytetin e Vjetër, ai tha se mbështetja qytetare është e madhe dhe do të dëshmohet më 12 tetor.

“Prishtina flakë, Prishtina e zjarrtë! Për punët e mira, për të tjerat që na presin, Përparim Rama edhe katër vite”, shkroi Abdixhiku, duke theksuar se qyteti e meriton vazhdimësinë, vizionin modern dhe ritmin e zhvillimit.

Ai shtoi se punët e nisura nuk do të ndalen, por do të vazhdojnë me përkushtim të madh, pasi sipas tij LDK dhe Përparim Rama janë garancia e një kryeqyteti që rritet, zhvillohet dhe frymëzon gjithë Kosovën.

Lajme të ngjashme