Abdixhiku përkujton Masakrën e Srebrenicës: Forcat nacionaliste serbe ekzekutuan 8 mijë e 372 veta - NACIONALE

Abdixhiku përkujton Masakrën e Srebrenicës: Forcat nacionaliste serbe ekzekutuan 8 mijë e 372 veta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës me rastin e përvjetorit, ku u masakruan 8 mijë njerëz.

Abdixhiku tha se ky akt shënon shenjën më të errët në historinë moderne, pasi “8.372 djem dhe burra u ekzekutuan nga forcat nacionaliste serbe”.

“Ekzekutuesit kanë një trashëgimi të fortë në Serbi sot; mohuesin e gjenocidit”, ka shkruar i pari i LDK-së në Twitter.