Abdixhiku për Gërvallen: Figurë e paedukatë dhe me mungesë të intelegjencës - NACIONALE

Abdixhiku për Gërvallen: Figurë e paedukatë dhe me mungesë të intelegjencës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se bashkëkryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla është e paedukatë dhe ka mungesë intelegjence.

Ky reagim ka adhur pas deklaratave të kësaj të fundit se “LDK kudo që sillet do ta ketë praninë e PDK-së”.

“Më lejoni të jem i kujdesshëm për të mos rënduar politikisht askënd por besoj që figura të tilla, përve se janë të paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë të theksuar të intelegjencës, nuk e dinë çka flasin.

Po të donte LDK-ja të bënte koalicion me PDK-në e Listën Serbe, ne çdo mundësi e kemi për 69 vota, a na kanë thënë gjatë fushatës po këto figura që arsyeja pse nuk duhet ta votojmë LDK-në është se e rikthen Listën Serbe në Qeveri. A do të mundnim sot matematikisht që t’i bënim 69 vota? Pra ti s’mund të thirresh në paranoja të tilla, kur ke deklaratën zyrtare ku themi se nuk duam koalicione të tilla, koalicione me Listën Serbe” – ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme